Prej më shumë se 2 dekada të drejtat e autorit për këngën “e duam lumturinë” ishin vjedhur.E këndruar nga Parashqevi Simaku kjo këngë ka autorësinë e Pirro Çakos, Agim Doçit dhe këngëtares Simaku.
Aktualisht Pirro Çako e ka hedhur këngën në kanalin e tij youtube edhe në shenjë dinjiteti për të mbrojtur të drejtat e vjedhura edhe të Simakut.
Por një kanal i shtetasit A.M prej dy dekadash ka pirateruar e vjedhur jo vetëm klikime por edhe para.Prej disa ditësh në disa portale është aluduar se shtetasit A.M i është vjedhur kënga.

E vërteta qëndron se ai e kishte piratuar dhe zyrtarisht Youtube me rregullat strikte njeh autorësine e Çakos dhe në çdo moment të Simakut e Doçit.