Një hetim i oficerëve të tatimeve dhe prokurorit Ndini Tavani ka mundur të zbulojë një skemë pastrimi parash në vlerën e 11 milion eurove në sistemin bankar shqiptarë.
Në pranga kanë rënë dy persona, bashkëshortët Darin Gëzdari dhe Arlinda Marku, ata kanë krijuar mbi 30 subjekte tregtare me akrivitet fiktiv. Kjo për të patur mundësine e faturimeve apo kreditimeve për shërbime të pakryera e për biznese pa inventar punonjës dhe magazinë.
Nga hetinet ka rezultuar se ideatori i kësaj skeme ishte Gëzdari, ndërsa bashkëshortja e tij kujdeses të kryente të gjitha veprimet bankare. Po ashtu thonë hetuesit se Gëzdari i është shmangur kontrolleve tatimore.
Sipas dosjes së siguruar nga weblajm.com thuhet se për pastrimin e parave Gëzdari ka patur marrëdhënie financiare edhe me një subjekt tregtar që ofronte shërbimin e roje plqzhi.
1.Subjekti ka vlera të larta te transfertave në mbërritje të urdhëruara nga subjekte të ndryshme të angazhuara kryesisht në baste online, casino etj.
2.Ka dhënë një hua në vlerë të konsiderueshme vetem disa muaj pas krijimit të biznesit.
3. Ka indicie negative në burime të hapura për disa prej këtyre kompanive,
4.Subjekti nuk ka kapacitet për kryerjen e këtyre sherbimeve me vlera kaq të larta (ortaku dhe administratori si dhe punonjësi i vetem shtetasi E. S figuron i punësuar si roje plazhi)
5.Administratori dhe likuidatori aktual shtetasi Darin Gezdari i është shmangur kontrollit nga organet tatimore gjë që na bën të dyshojmë se është de fakto organizatori i kësaj skeme.
6. Shtetesja Arlinda Marku e cila ka kryer gjithë veprimet bankare figuron ortake në disa kompani me shtetasin Darin Gizdari dhe konkretisht në subjektin “New Axis Solutions” shpk me Nipt MxxxxxxxxD.
E teksa Gëzdari dhe Marku janë arrestuar, ata kanë mundur të zbraznin llogaritë bankare dhe ato janë gjetur bosh në momentin e proçedimit penal.
Njoftimi zyrtar i Sekuestros
Prokuroria e Tiranës kërkon arrestimin e dy personave të cilët nëpërmjet mashtrimit transferuan 11 mln euro nga kompanitë guaskë jashtë vendit në ShqipëriDy persona, shtetasi D.G. dhe shtetasja A.M. u ndaluan gjatë finalizimit të operacionit ‘cost to cost’ në zbatim të vendimeve të kontrollit, të dhëna nga gjykata mbi kërkesën e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pasi nëpërmjet një skemë mashtrimi arritën të transferojnë përgjatë dy viteve nga kompani guaskë jashtë vendit drejt kompanisë shqiptare rreth 11 milionë euro.
Nga referimet e Drejtorisë së Hetimit Tatimor në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, dhe në bashkëpunim me Seksionin e Hetimit të Pastrimit të Parave pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare pas një pune intensive disa mujore, këta dy persona u ndaluan pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë organizuar një skemë të mirëfilltë kriminale për transferimin e parave nëpërmjet transaksioneve bankare duke përdorur kompani guaskë në shtetet e parajsave fiskale si Qipro, Giblartar, Maltë, etj. Këto para transferoheshin në shtetin shqiptar në shoqëri të krijuara në mënyrë fiktive, dhe më pas transferoheshin në shtetin kanadez, i gjithë ky aktivitet i dyshuar kriminal është kryer në funksion të pastrimit të produktit të veprës penale.Nga hetimi i zhcilluar dhe provat e grumbulluara dyhohet se në këtë skemë mashtrimi janë të përfshirë shtetas të tjerë shqiptarë e të huaj të lidhur me këtë aktivitet kriminal për të cilët po punohet për dokumentimin e plotë të aktivitetit kriminal dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të tyre.