Ish ministri i brendshëm Sandër Lleshaj tentoi ti jap të drejtë policisë së shtetit të bëj përgjime.
Nisma u materializua, por kurrë smori votat e parlamentit dhe ai draft përfundoi në kosh.
Ligji 82/2024 për policinë e shtetit nuk parashikon që kjo strukturë ka të drejtë të kryej përgjime.
Po ashtu edhe AMP agjencia e mbikqyrjes policore e cila funksionon me ligjin 128/2022 smund të kryej përgjime të pavaruara apo me laborator të sajin.
Ligjërisht përgjime në shqipëri kryen Prokuroria e Posaçme SPAK, Shërbimi Informativ Shtetëror (parandalues) dhe Prokuroria e Përgjithshme.
Si policia dhe Amp me miratim të gjykatës mund të kryejnë përgjime por duke qenë të kontrolluara nga prokurori dhe oficerët e prokurorisë qoftë edhe GPS pajisje lokalizuese, apo kamera vëzhguese.
Dokumenti i zbuluar ekskluzivisht nga weblajm.com nxjerr në pah një situatë të rëndë e cila kërkon një përgjigje zyrtare dhe shteruese.
Duke nisur nga 2023, me akronimin shkb sot amp buxheti i shtetit ka paguar mbi 500 mijë euro për blerje pajisje përgjimi.
Përshkrimi i një nga disa faturave: Sherbimi i Kontrollit OPENTECH
Tirane 677,760 2024-10-25 2024-10-28 36410161102024 Shpenz. per rritjen e | 1016110 AMP, blerje pajisje pergjimi, kont ne vazhdim nr 2396 dt
te Brendshem ne MB ONSULTING &
AQT -te tjera paisje 14.06.24, ft 54 dt 15.10.24, pv dt 17.10.24, fh nr 21 dt 17.10.24
(3535)
SERVICES
Godina AMP-së e restauruar sëfundmi ndodhet shumë pranë prokurorisë së posaçme (SPAK), urojmë që këto pajisje përgjimi të cilat ligjërisht nuk lejohen me termin (përgjim) të mos jenë duke u përdorur për të survejuar prokurorët e SPAK.
Në rast se këto pajisje të cilat ende nuk dihet saktësisht se çfarë janë po përdoren në paligjshmëri atëher ky do të ishte WaterGate shqiptar i cili do çoj në pranga mjaft zyrtar të lartë dhe do të prodhojë skandalin e intimidimit të SPAK.
Shqipëria pati një situatë kritike afro 4 vite më parë me pajisjen e paligjshme IMSI CATCHER, e cila përdorej në mënyrë abuzive.
Ligji i përgjimeve: thotë kanë të drejtë të kërkojnë përgjim
1. Shërbimi Informativ Shtetëror, shërbimet informative/policore te Ministrisese Brendshme dhe të Ministrisë së Mbrojtjes, të Ministrisë së Financave dhe të Ministrisë së Drejtësisë, si dhe çdo shërbim tjetër informativ/policor, i krijuarme ligj, kane te drejte te kěrkojnë përgjimin, për te siguruar te dhënat edomosdoshme për realizimin e detyrave te tyre ligjore.2. Asnjë prej institucioneve publike te përcaktuara ne piken 1 te këtij neni nuk ka te drejte te parashtroje një kërkesë pēr pērgjim pēr çështje ose veprimtariqe nuk janë parashikuar me ligj ne objektin e punës e te veprimtarisë se tyreinformativo-gjurmuese.
Pra përgjim me Ok e gjykatës apo prokurorisë