Me kërkes të gjyqtares Fjorela Davidhi ish Ministri Ilir Beqaj, ish zv.Ministri Klodjan Rjepaj dhe biznesmeni Ilir Rrapaj nga sot akuzohen si grup kriminal.
Ata hetohen nga spak për aferën e sterizilizimit, e cika sipas prokurorisë i ka shkaktuar shtetit dëm financiar.
Gjatë zhvillimit të seancës paraprake këtë të hënë Ilir Rrapajt i ka rënë të fikët në sallë.
Dy prokurorët Edvin Kondili dhe Eneid Nakuçi e dërguan dosjen në gjykatë me akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën.
Por gjykata kërkoi shtimin e grupit kriminal çka sjell e një marzh më të madh dënimi, nëse Beqaj e të pandehurit do të gjinden fajtorë.
Seanca e rradhës do të mbahet me dt.9 Janar 2025.
Spak pritet që brenda pak ditëve të kërkoj një masë të re sigurie ndaj Beqaj i cili për aferën e sterilizimit u hetua me detyrim paraqitje.
Ndërkohë gjyqatja Davidhi ka kërkuar nga prokurorët Kondili e Nakuçi të hetojnë edhe persona të tjerë përfshi edhe ish Ministrin e Financave.