Teksa në shqipëri pritet shpallja e vendimit të Kushtetueses për provat e marra nga SkyEcc, italia i ka çertifikuar ato si të vlefshme.
Ankimi në kushtetuese u bë nga biznesmeni Pëllumb Gjoka i arrestuar në kuadër të operacionit Metamorfoza.
Vendimi Italisë publikuar nga Studio HalimiLaw dhe Eduard Halimi
📍 Sky ECC dhe EncroChat, Italia vendos përfundimisht “Pro” përdorimit të tyre! 🔟Pikat kyçe të Vendimit të Gjykatës së Kasacionit dhe rëndësia për debatin në Shqipëri! Pak ditë më parë, Gjykata e Kasacionit në Itali, (Seksioni i Tretë Penal), në vijim të vendimit të seksioneve të bashkuara (të cilin e kemi analizuar më parë) përmes vendimit Nr. 44047, publikuar në 3 dhjetor 2024, ka adresuar çështje të rëndësishme që lidhen me ligjshmërinë dhe pranueshmërinë e provave të marra përmes Urdhrit Hetimor Evropian (EIO/UHE). Në qendër të këtij vendimi ishin të dhënat e siguruara nga platformat e koduara Sky ECC dhe EncroChat, që janë përdorur në luftën kundër krimit të organizuar. Vendimi ka rëndësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për sistemin italian, por edhe për vendet si Shqipëria, ku debati mbi përgjimet dhe përdorimin e teknologjive të avancuara është në një pikë kulmore në pritje të Gjykatës Kushtetuese dhe përfshirjen e kontratës së krimit me politikën. Për lehtesi të lexuesit kam përmbledhur pikat kyçe të vendimit bazuar edhe në kërkime të avancuara, përfshi dhe analizën e kolegut të shquar italian Canestrini. 🔟Pikat kyçe të Vendimit (faqe 11-25) 1. UHE/EIO dhe provat e vendeve të huajaa. Prokurori mund të përdorë një UHE për të kërkuar dokumentacion të siguruar nga një vend i huaj gjatë procedurave të ndara, pa kërkuar miratim paraprak gjyqësor.b. Ligji italian nuk e konsideron të nevojshëm një autorizim të tillë për prova që tashmë janë mbledhur në kuadër të procedurave të huaja në vende të BE.c. Ekzekutimi i UHE në shtetin e kërkuar duhet të përputhet me rregullat ligjore të atij vendi. Gjykatat shqyrtojnë masat hetimore të kryera jashtë vetëm nëse ka prova konkrete për shkelje të të drejtave themelore. 2. Komunikimet e koduara përfshi Sky ECC dhe EncroCHATa. Komunikimet e përgjuara përmes platformave të koduara (p.sh., Sky ECC dhe EncroChat) dhe të dekriptuara nga autoritetet e huaja, konsiderohen të vlefshme, për sa kohë janë mbledhur në përputhje me ligjin në juridiksionin përkatës. (Shih analizën e vendimit të GJEDNJ të publikuar më parë)b. Ato mund të kategorizohen si:c. Komunikime/mesazhe të përgjuara (Neni 270 i Kodit Penal Italian).d. Prova dokumentare (Neni 238 i Kodit Penal Italian), në varësi të mënyrës së mbledhjes së të dhënave (përgjim në kohë reale ose të ruajtura në server). 3. Të drejtat e mbrojtjes (të akuzuarve) dhe Algoritmet e Dekriptimita. Mungesa e aksesit në çelësat ose algoritmet e dekriptimit nuk përbën shkelje të të drejtave të mbrojtjes, pasi autenticiteti i të dhënave mund të sfidohet përmes mekanizmave proceduralë të Nenit 268(6) dhe (7) të Kodit të Procedurës Penale.b. Çdo mesazh i koduar lidhet në mënyrë unike me çelësin e tij të deshifrimit, duke siguruar integritetin e të dhënave. 4. Roli i gjyqtarita. Gjyqtarët duhet të respektojnë parimin e besimit të ndërsjellë në kuadër të BE-së.b. Provat e siguruara nga autoritetet e huaja (franceze) janë të vlefshme, përveçse në rastet kur ka prova konkrete për shkelje të të drejtave themelore. 5. Përgjimi dhe sigurimi i provësa. Dallimi mes “përgjimit” dhe “sigurimit të dokumenteve/provave” bazohet te faza e komunikimit (kohë reale ose mesazhe të ruajtura).b. Të dhënat e përgjuara në procedura të tjera duhet të trajtohen sipas dispozitave specifike të Kodit të Procedurës Penale. 6. Autenticiteti dhe integritetiRruajtja e autenticitetit dhe integritetit të të dhënave është krucial ashtu si dhe rëndesia e zinxhirit të ruajtjes dhe sigurisë së tyre. 7. Proporcionaliteti i UHE/EIO në raport me të privatësinëUHE duhet të jetë i justifikuar dhe proporcional. Në rastin e krimi të organizuar, kërkesa u konsiderua e ligjshme dhe proporcionale për të hetuar krime të rënda dhe për të përdorur prova tashmë të marra ligjërisht nga autoritetet franceze. 8. Ankesa për parregullsi procedurialePretendimet për dorëzim të vonuar të dokumenteve u refuzuan. Gjykata argumentoi që mbrojtja kishte akses të plotë mbi materialet dhe nuk u vërtetua ndonjë paragjykim procedural. 9. Respektimi i të Drejtave ThemeloreNuk u identifikuan shkelje të të drejtave themelore. Provat, përfshirë komunikimet e dekriptuara, u konsideruan të besueshme dhe të pranueshme. 10. Vendimi Përfundimtar Gjykata hodhi poshtë apelin dhe mbështeti vendimin e mëparshëm. I pandehuri u urdhërua të paguajë shpenzimet procedurale. Vendimi konfirmoi përputhshmërinë e procedurave të UHE me standardet ligjore italiane dhe evropiane. ✅ Konkluzione dhe Rëndësia për Shqipërinë Gjykata e Kasacionit ka arritur në përfundimin se të dhënat e përfituara nga komunikimet e koduara, si ato të platformës Sky ECC, mund të përdoren si prova në procedime penale, për aq kohë sa janë mbledhur në mënyrë të ligjshme dhe duke respektuar standardet kombëtare dhe ndërkombëtare. Kjo përfshin respektimin e parimeve procedurale dhe të drejtave themelore të individëve, duke ruajtur balancën midis cenimit të privatësisë dhe nevojës për të garantuar sigurinë publike.Gjykata gjithashtu ka theksuar rëndësinë e bashkëpunimit ndërkombëtar, duke legjitimuar shkëmbimin e të dhënave midis autoriteteve të huaja për hetime të krimit të organizuar, si dhe ka vlerësuar proporcionalitetin e ndërhyrjes në privatësinë e individëve kur ka indicie të forta për aktivitete kriminale të rënda. Ky vendim nënvizon rolin e rëndësishëm që teknologjitë e koduara luajnë në botën e kriminalitetit modern dhe nevojën për mjete të sofistikuara për të luftuar këto veprimtari. Ky vendim i Gjykatës së Kasacionit Italian vjen në një kohë kur në Shqipëri debati mbi përdorimin e teknologjive të përparuara për hetimin e krimit është në qendër të vëmendjes. Ai tregon një balancë efektive mes ruajtjes së të drejtave individuale dhe nevojës për hetime të thelluara teknologjike. Për Shqipërinë, ky precedent mund të shërbejë si model për të ndërtuar praktika ligjore të qëndrueshme, që mbështeten në standardet evropiane dhe në respektimin e të drejtave themelore të njeriut. Lufta ndaj krimit të organizuar, lidhjet e tij me politikën në nivelet më të larta sapo ka marrë një mbështetje të rëndësishme me këtë vendim. Ky vendim jo vetëm që ofron një model për zgjidhjen e dilemave juridike, por gjithashtu mbështet përpjekjet e institucioneve shqiptare në luftën kundër krimit të organizuar dhe ndjekjen e standardeve ndërkombëtare të drejtësisë. Shënim: Kjo analizë është bazuar në burime ligjore ndërkombëtare, përfshirë CanestriniLex.com, një platformë autoritative mbi vendimet gjyqësore italiane dhe evropiane.