Për festat e fundvitiy, 275 mijë familje dhe individë do të përfitojnë 150 mijë lekë shpërblim.
Mësohet se ata që do të marrin shpërblimin janë familjet në nevojë që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë që kanë statusin e para apo tetraplegjikut, të verbrit dhe ndihmësit e kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara.
“Me vendimin më të fundit u akordohet një shpërblim për festat e fundvitit për 275 mijë familje dhe individë që përfitojnë nga skemat e programit social. Janë 15 mijë lekë ose 150 euro që i akordohen familjeve në nevojë që përfitojnë nga skema e ndihmës ekonomike, fëmijët pa kujdes prindëror, invalidë që kanë statusin e para apo tetraplegjikut, të verbrit, për herë të parë këtë vit edhe ndihmësit dhe kujdestarët e personave me aftësi të kufizuara, janë 18 mijë që gjithashtu do të marrin shpërblimin. Është një fond 2.1 miliardë lekë nga buxheti i shtetit”-tha ministrja Koçiu.