Kryebashkiaku Erion Veliaj i është përgjigjur fletëthirrjes së prokurorit Ols Dado për të dhënë deklarime.
Ndaj tij dhe familjarëve Spak po kryen hetime për korrupsion pasiv dhe pastrim prash.
Pas mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Veliaj u ndal edhe te zhvillimet e fundit dhe paraqitjen e tij në SPAK ku dëshmoi për disa orë.
Ai u shpreh se është denoncuar nga një emër anonim, që sipas tij nuk ekziston, ndërsa shtoi se ka qenë i gatshëm për të bashkëpunuar me drejtësinë dhe se nuk ka asgjë për të fshehur.
“Jam denoncuar në mënyrë anonime nga Nesti Angoni, një personazh që nuk ekziston. Disa njerëz që nuk na mundin dot në zgjedhje janë kthyer në zanatin e letrave, Nesti Angoni nuk ekziston, dhe duke qenë se kryetari i bashkisë ka në zotërim regjistrin civil dhe mund të vërtetojë që është kurth, jam paraqitur. E di gjithë Tirana ku jetoj dhe ku isha para dhe pas zgjedhjeve.
Unë hyj te ajo racë politikanësh ku nuk i thotë SPAK Skap kur nuk i intereson. As kam bërë letra anonime, këtu do jemi në maj do ju mundim”, tha ai.