Gjatë seancës së sotme të mbajtur në GJKKO, prokurori Edvin Kondili ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për akuzën e korrupsionit aktiv në zgjedhje kryer në bashkepunim për kryebashkiakun socialist të Rrogozhinës, Edison Memolla.
Gjithashtu u kërkua dhe heqja e së drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare.
Për Ndriçim Tafxhafën dhe Isuf Toskun, SPAK kërkoi 1 vit burg, ndërsa për Blerim Xhamanin 2 vite burg.
Seanca tjetër ku pritet të bëhet mbrojtja dhe shpallja e vendimit u caktua më 10 janar.