Në një intervistë për Zërin e Amerikës, ndër të tjera kryeministri Rama ka komentuar hetimin e nisur nga SPAK për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.
Ai tha se hetimi nuk e bën automatikisht atë fajtor.
“Unë nuk komentoj raste individuale, nuk e kam bërë asnjëherë, përveçse kur ka pasur një vendim përfundimtar gjykate, sic ka qenë rasti i një shpifësi recidiv.
Por mund të them vetëm që, fakti se cilido është i hetueshëm, nuk e bën cilindo të fajshëm, dhe nga ana tjetër, gjyqet nuk bëhen në media, por gjyqet bëhen në proceset ligjore dhe kushtetuese”, tha ai.