Një sherr i nisur në Tik Tok ka degraduar në përplasje fizike mes disa të rinjve në Tiranë.
Një prej të dhunuarve mēsohet se është djali i një oficeri të krimeve të rënda në Policinë e Shtetit. Gjithashtu në sherr është përfshirë edhe djali i një ish-zyrtari të policisë së burgjeve.
Thuhet se sherri ka nisur për motive të dobëta pas disa debateve që kanë pasur në rrjetin social TikTok, teksa më pas të rinjtë janë takuar për t’u sqaruar, por nga debatet situata ka dalë nga kontrolli.