Skiatorja shqiptare Lara Colturi e mbylli vitin 2024 me një paraqitje pozitive, duke u renditur në vendin e 14-të në garën e Sllallomit të zhvilluar në Semmering, Austri. Performanca e saj gjatë këtij viti ka qenë mbresëlënëse, duke sjellë rezultate historike për Shqipërinë në sportin e skive.
Në nëntor, në pistën e Gurgl, Austri, 18-vjeçarja arriti një sukses të jashtëzakonshëm, duke u renditur e dyta pas kampiones amerikane Mikaela Shifrin, dhe ngriti për herë të parë flamurin shqiptar në podiumin e këtij sporti.
Pas një periudhe pushimi, Lara Colturi synon të përmirësojë më tej performancën e saj në vitin 2025, me qëllimin e qartë për t’u bërë një prej protagonisteve kryesore në arenën ndërkombëtare të skive.