Dy të arrestuar janë arratisur nga Drejtoria e Policisë së Elbasanit.
Burime ekskluzive për weblajm.com mësojnë se dy kontigjentët e krimit ishin arrestuar prej disa orësh teksa mësohet se ka 30 minuta që janë arratisur.
Policia është vënë në kërkim, teksa po punohet për kapjen e tyre.
Deklarata zyrtare
Njoftimi i policisë: Mesditën e sotme, shtetasit , pas masës së sigurisë në Gjykatën e Elbasanit, të ndaluar më datë 28.12.2024, për veprën penale “Vjedhja”, pasi i kanë zbritur nga automjeti shërbimet e Policisë me qëllim kryerjen e procedurave për transferim në IEVP, këta shtetas kanë mundur të largohen me vrap nga ambientet e DVP Elbasan.
Si rezultat i veprimeve policore është bërë e mundur kapja e njërit prej tyre, shtetasit E. P., dhe vijon puna për kapjen e shtetasit tjetër, N. L..Në lidhje me këtë rast, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit ka nisur hetimin disiplinor ndaj punonjësve të Policisë dhe Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka nisur hetimin penal.