Apeli i GJKKO ka vendosur që ish kryeministri Berisha të paraqitet 2 herë në muaj në SPAK, duke rikthyer kështu masën e sigurisë për aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’.
Gjyqtari i Apelit të Posaçëm, Engert Pëllumbi vendosi ndaj tij masën detyrim paraqitjeje, teksa ky vendim i formës së prerë e detyron ish-kryeministrin që të paraqitet para oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, ora 10:00.
Seanca u zhvillua ditën e sotme, kjo pas kërkesës të SPAK për rikthimin e masës arrest në shtëpi për ish-kryeministrin Berisha.