Festat e fundvitit shpesh sjellin një rritje të dukshme të çmimeve në shumë vende, për shkak të kërkesës së lartë për produkte dhe shërbime festive. Norma e inflacionit në Shqipëri përgjatë muajit Nëntor u paraqit më e lartë se në muajin Tetor. Rritja vihej re edhe sipas matjes me metodën e INSTAT, por edhe sipas metodës së Eurostat.
Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit, që mat rritjen e çmimeve sipas metodologjisë së ‘Agjencisë Europiane të Statistikave’, në muajin Nëntor të vitit 2024 regjistrohet në 2.4%, nga 2.3% në muajin Tetor. Nga të dhënat rikujtojmë se inflacioni po për të njëjtin muaj të këtij viti sipas metodologjisë së ‘INSTAT’ është 2%, nga 1.9% në Tetor.
Por në cilat vende të Europës inflacioni i Nëntorit ishte më i lartë se ai i një muaji më parë, pra i muajit Tetor? Sipas të dhënave të Eurostat, çmimet në Nëntor u paraqitën më të shtrenjta se në Tetor në Slloveni, Maqedoninë e Veriut, Lituani, Qipro dhe Spanjë.
Nga ana tjetër, në disa vende të Europës inflacioni i Nëntorit u paraqit më i ulët se ai i Tetorit. Në Estoni, Poloni, Norvegji, Maltë dhe Islandë vihen re “zbutjet” më të larta të çmimeve. Rikujtojmë se në nivel rajoni më mirë se Shqipëria paraqitet vetëm Mali i Zi me një normë të rritjes së çmimeve deri në 2.3% në Nëntor, ndërkohë Maqedonia e Veriut udhëheq Europën me çmimet më të shtrenjta./ Scan