Nga dita e sotme, kompania koncerionare që menaxhon autostradën Thumanë–Kashar ka nisur të aplikojë një tarifë për përdorimin e segmentit rrugor.
Aksi i hapur për qarkullim më fundqershorin e kaluar shtrihet në një gjatësi prej 21 kilometrash. Shpejtësia e projektuar për këtë kategori rruge do të jetë nga 90 në 140 km/orë.
Në varësi të llojit të mjetit, tarifa që do të aplikohet për kalimin e këtij segmenti do të jetë 2,1 euro pa TVSH dhe 2,52 euro me TVSH. Deri më tani qarkullimi për mjetet ka qenë pa pagesë, pasi kompania kreu testimet e nevojshme.
A. Kategoria 1:
o Motocikletat
o Paguajne 70% tê vleres bazë prej 2.5 Euro. o Tarifa perfundimtare: 1.75 Euro (rrumbullakosur në 1.8 Euro) ose 170 Lekë (sipas kursit EUR/ALL 1:98).
B. Kategoria 2:
o Autoveturat (tarifa bazë)
o Tarifa baze: 2.5 Euro me TVSH.
o Konvertuar në Leke: 250 Leke (me kursin EUR/ALL 1:98).
C. Kategoria 3:
o Miete me 2-3 akse dhe lartesi mbi 2.2 metra
o Paguajne 250% të vleres baze.
o Tarifa perfundimtare: 6.25 Euro (rrumbullakosur në 6.3 Euro) ose 620 Leke (sipas kursit EUR/ALL 1:98).
D. Kategoria 4:
o Mjete me 4 ose më shume akse o Paguajne 350% te vleres bazë.
o Tarifa perfundimtare: 8.75 Euro (rrumbullakos në 8.8 Euro) ose 870 Lekë (sipas kursit EUR/ 1:98).