Ky me sa duket është viti i parë që skiatorja jonë Lara Colturi po i tregon të gjithëve, se çfarë mund të bëjë dhe se do të jetë një ndër skiatoret kryesore të paktën 10 viteve të ardhshme.
Vetëm 18 vjeç, në ndalesën e pare të Kupës së Botës për vitin 2025-së, në Slloveni, Lara renditet sërish në vendin e dytë, për të dytën here në këtë edicion të Kupës së Botës, kur është vetëm 18-vjeç.
Në të dyja zbritjet e saj në Sllalomin Gjigand të Kranjska Goras në Sllovaki, skiatorja kuqezi ishte në vendin e dytë menjëherë pas suedezes Sara Hector që ishte dhe fituesja e etapës. Një sukses i jashtëzakonshëm për skiatoren tone e cila në këtë vit të parë pjesëmarrëse si konkurruese serioze tek të rriturat e gjen veten në vendin e gjashtë në klasifikimin e përgjithshëm pas 9 ndalesash të Kupës së Botës duke lënë pas edhe për shkak dëmtimesh jo vetëm emrat e mëdhej të kësaj kategorie i 10 herë kampionen e botës amerikanen Mikael Schifrin por edhe zviceranën po kaq here numri 1 i botës Lara Gut Berhami.
Por më tepër se këto, sfida e Larës sonë është drejtpërdrejtë me kroaten Zrinka Ljutiç e cila sëbashku me Colturin pritet të jenë dominueset e skive alpine në dekadën e ardhshme./ SuperSport