Një 33-vjeçar u ekzekutua në Shkodër në zonën e Dragoçit, teksa po kthehej me makinë në shtëpi. Ai kishte një vit që ishte kthyer nga Belgjika në vendin tonë.
Ramazan Matajt iu zu pritë mbrëmjen e 4 janarit dhe ai u gjet i pajetë mëngjesin e ditës së sotme nga banorët e zonës brenda makinës së tij tip Benz.
Mataj mësohet se ka shumë plumba në pjesën e sipërme të trupit dhe në dy anët e makinës shihen shenjat e plumbave që janë lëshuar në drejtim të tij, teksa mendojet se kanë qenë së paku 2 qitës.
Autorët dyshohet se kanë vëzhguar lëvizjet e të riut gjatë mbrëmjes së djeshme dhe në momentin që ka dalë në rrugën kryesore të fshtatit, e kanë qëlluar duke e lënë të vdekur.