Më 20 janar, SHBA do të zhvillojë ceremoninë e betimit të Presidentit të 47-të, që do të jetë Donald Trump.
Z. Trump do të betohet për herë të dytë si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ai fitoi ndaj rivales politike, zv/presidentes Kamala Harris, ndërsa fushata nisi me rivalin Joe Biden, i cili u tërhoq disa javë para zgjedhjeve.
Në këtë ceremoni zyrtare nuk do të mungojnë të ftuarit dhe personalitetet nga e gjithë bota.
Mes të ftuarve ka edhe nga Shqipëria. WebLajm.com mëson se deri më tani, ftesë zyrtare ka marrë kreu i Partisë Republikane, z. Fatmir Mediu.
Ndërsa, jozyrtarisht, burime për WebLajm sqaruan se nga personalitetet shqiptare, në ceremoninë shtetërore pritet të jenë Presidenti Bajram Begaj dhe Kryeministri Edi Rama.