Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, u paraqit ditën e sotme në SPAK.
Ajo tha se është person në hetim për banesën e saj, teksa deklaroi që SPAK në vend që të merret me personat që shesin tokat e shtetit, merret me “një plakë”.
“Hetohem meqë jam person paprekshëm unë se me personat e paprekshëm po hetohet. Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time. Jam 80 vjeç nuk kam të drejtë të blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi? Nuk merren me ata që shesin copa të shtetit të popullit dhe merren me mua një plakë. Çfarë deklarate të japë unë?”-tha ajo.
Më 20 tetor 2024 Prokuroria e Posaçme, SPAK njoftoi sekuestrimin e dy pasurive të paluajtshme në pronësi të Monika Kryemadhit dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi në vendin e njohur si “Kodra e Diellit” në Tiranë.