Kryeministri Rama bëri disa ndryshime të minutës së fundit me Qarkun e Tiranës dhe të Kukësit sa i takon drejtuesve politik.
Në mbledhjen e kryesisë që u mbajt në selinë e PS, Pandeli Majkon e njoftoi se nuk do të jetë më drejtues politik i qarkut të Kukësit, aty ku deputeti socialist e kishte nisur tashmë punën, por se do të punojë në kryeqytet.
Mësohet se se vendin e Majkos në Kukës do ta zërë Eduard Shalsi, të cilit Rama deri në këto momente nuk i kishte dhënë drejtimin e asnjë zone.
Veç Erion Veliajt, Elisa Spiropalit dhe Ogerta Manastirliut, Tiranës tashmë i janë shtuar Blendi Gonxhja dhe Pandeli Majko.