SPAK ka shpallur moskopetencën ndaj kallëzimit të PD, për dhunën e pretenduar të policëve ndaj protestuesve më 23 dhjetor.
Mësohet se SPAK ia ka kaluar çështjen Prokurorisë së Tiranës për kompetencë të tyre.
“Ndodhur në këto kushte, vlerësohet se duhet të kryhen verifikime të mëtejshme në lidhje me faktet e pretenduara nga kallëzimtari në këtë kallëzim në lidhje me veprimet e pretenduara të kryera nga Drejtoria e Policisë Vendore Tiranë dhe veprimet e punonjësve të policisë që kanë shoqëruar më pas protestën/tubimin e Partisë Demokratike të zhvilluar në dt.23.12.2024 ora 17.00, veprime këto që nga të dhënat e ofruara deri më tani konstatohet se orientohen në drejtim të veprave penale të parashikuara nga nenet 90, 248, 250, 251, 253, 261 së Kodit Penal.
Nëse pas verifikimeve apo hetimeve të kryera nga ana Juaj, do të rezultojnë elementë të figurave të veprave penale të parashikuara nga neni 75/a i Kodit të Procedurës Penale, apo ku autorë të mundshëm të veprës penale, do të jenë subjekte për hetimin e të cilëve kompetente është Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të na ridërgohen aktet e procedimit penal në fjalë.
Përsa më sipër ju përcillet për kompetencë materiali kallëzues i mësipërm, pasur parasysh kompetencën lëndore dhe territoriale, në respektim të nenit 75/a, 76 dhe 28 të K.Pr. Penale”, thuhet në dokument.