Kuvendi i Shqipërisë ka mbajtur një pjesë të pagës së 4 deputetëve të PD: Flamur Noka, Gazment Bardhi, Elda Hoti dhe Bledjon Nallbati, pasi dëmtuan karrige, pajisje dhe sisteme elektronike në seancën plenare të datës 30 shtator.
Pasi deputetët refuzuan ta paguajnë vullnetarisht dëmin e shkaktuar, mēsohet se shuma ka filluar t’ju mbahet në pagat e muajve nëntor dhe dhjetor.
Sipas faturës, dëmet e shkaktuara janë në shumën 764 mijë lekë (të rinj).
