Kreshnik Farruku, pjesë e klanit “Farruku” është arrestuar në Manzë të Durrësit.
Mësohet se arresti i tij është bërë me kërkesë të SPAK në bashkëpunim me prokurorinë e Firenzes për qëllime ekstradimi drejt Italisë.
Ai do të qëndrojë i izoluar në ambientet e Policisë së Tiranës, për të dalë të hënën para GJKKO.
GJKKO ka firmosur masën e sigurisë “arrest në burg” ndaj tij, teksa ditë më parë ai u vetëdorëzua dhe gjendej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”.
Ndaj tij rëndojnë akuzat ‘Organizata kriminale” dhe “Trafikimi i lëndëve narkotike”.
Kreshnik Farruku njihet si kreu i klanit dhe përdorte 10 emra për të shpëtuar nga drejtësia.
Në dhjetor të vitit 2024, GJKKO i konfiskoi 27 pasuri të regjistruara në emër të Kreshnik Farrukut dhe vëllait Erneo Farrukut, ku përfshiheshin toka bujqësore, apartamente, dyqane dhe automjete.
Për riarrestimin e Farrkut në Manzë ku qëndronte arrest shtëpie ndërhyri reparti special Renea.