Gjashtë të shtëna me pistoletë i kanë marrë jetën biznesmenit në Tiranë. Viktima sipas policisë është identifikuar si Bujar Nasufi. Ai është qëlluar teksa ndodhej në makinë, ndërsa ekzekutorët dyshohet të kenë qenë 2 persona me motorr.


Nasufi me origjinë nga Berati, rezulton se ishte pronar i një biznesi mobileri prej 2003 dhe banor në lagjen Irfan Tomini në Tiranë. Biznesin e mobilerisë ai e kishte në proçes likujdimi.
Tiranë/Informacion paraprakMë datë 12.01.2025, rreth orës 20:40, tek “Pallati me Shigjeta” në rrugën “Myrte Zeneli”, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti me drejtues shtetasin B.N, rreth 56 vjeç, i cili si pasojë ka humbur jetën.Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ndodhet në vendngjarje dhe vazhdon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të dyshuar.Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po ushtrojnë kontrolle në zonë për kapjen e autorit.Informacion më të detajuar mbi këtë ngjarje do të japim në vijim pas veprimeve hetimore paraprake.