Ngjarja tragjike e cila shkaktoi dy viktima dhe 7 të plagosur në biznesin e deputetit Bujar Çela më Lushnje. Ka sjellë në Spak kryebashkiane Eriselda Sefa. WebLajm.com mëson se në cilësin e autoritetit që kontrollon territorin ajo ka dhënë përgjigje përpara prokurorit Sotir Kllapi dhe hetusve të BKH-së.
Interesit të medias znj.Sefa nuk ju përgjigj ndërsa ajo doli nga Spak pas afro 120 min, ku qëndroi pa avokat.
Pasi doli nga spitali për këtë ngjarje me viktima është pyetur edhe deputeti socialist z.Bujar Çela.
Prokuroria është drejt përfundimit të këtyre hetimeve dhe shumë shpejt do ti drejtohet gjykatës për masa sigurie.