Djali Samir Manes as e mohoi, që u përfshi në kundravajtie rrugore e as nuk u lirua apo u fal nga policia meqënëse ishte djali i “bosit”.
Martini, përplasi me mjetin e tij dy motorra të parkuar në rrugën “Xhorxh Bush”. Pas kësaj ai përfundoi në pranga për Kundravajtie dhe mosbindje ndaj uniformave blu.
Policia as e fali dhe as babai i tij Samir, si ra telefonit të x a y, që të mos ja arrestonin djalin e gjithça të mbetej një ngjarje në harresën e errësirës të asaj nate, si qindra ngjarje.
Jo se Samiri se kishte mundësin (për fat të keq, mundësi që e kanë të pasurit e të pushtetshmit, e jo pak edhe gazetarët) në këtë vend ku bashkëjetojmë. Por i biri madhor duhet ta mësonte nga pësimi i një gabimi.
Pas arrestit nga policia, ishte Prokurori që vlersoi veprimet e policisë dhe vendosi hetim në gjendje të lirë. Media e arrestoi të pirë, e sot media e lidh me një akt të rëndë. Atë të tentativës së vetflijimit të një Oficeri Policie Gjyqësore.
Abaz Spahiu shërim të shpejtë, zoti qoftë me ty dhe familjen tëndë. Abazi prej tre dekadash në polici as arreston e as liron njerëz. Abazi është oficeri i cili siglon me shkresë përcjellëse për prokurorinë atë që shkruajnë policat e patrullës rrugore, rendit apo shqiponjave në lidhje me aksidentet rrugore. E vërteta është se Abaz Spahiu as e ka arrstuar djalin e Samir e as e ka liruar.
Të arreston ligji dhe të liron prokuroria apo gjykata për të tilla vepra në 24 ose 48 orë maksimumi.
Për koiçidencë në pak javë me emrin Martin është bërë jo pak Lajm e Lajme.
Me të ndjerin Martin Cani u mbars opinioni se babai Spakist po manipulonte ngjarjen.Ai babai ja dorëzoi djalin policisë ende kur media se dinte që ishin disa të ri në sherr.
E Martini i Samirit, Oligarkut Bosit a si të doni vërjanj emrin as i shkoi babi e as e toleroi kush se ishte djali i babit. Djem e vajza baballarësh ky qytet e shtet ka parë plot, nga vrasjet tek krimet e deri tek showbizz, Por kurrë deri tek shkaktimi i një vetvrasje për lajm.
Samiri mund të ketë 1000 mëkate, por fëmijët si ka as horra as laca as të fortët e babit.
Ndaj gjysëm e vërteta për lajm e në pritje të “reklamës” është gënjeshtra më e madhe që përhapet si vaji në lakra.