Kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro është paraqitur këtë mëngjes në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Ndaj tij dhe 4 zyrtarëve të tjerë të Bashkisë Devoll rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës.
Ato akuzohen se kanë licencuar një karburant në Bilisht që nuk kishte leje dhe për të IKMT kishte marrë vendimin që të shembej. Sot është seanca e radhës ndaj tij.