Weblajm.com ka siguruar ekskluzivisht referimin e policisë në prokurori për arretsin e Martin Manes. E teksa në media është raportuar dhe në komunikatën e policisë për përplasjen e makinave të parkuara. Zyrtarisht në dosje janë fotot e këtyre dy motorrave dhe jo makinave.
E ndërsa policia po ashtu është njoftuar opinionin publik se Martin Mane ishte i dehur, në referimin e veprës penale ai rezulton i arrestuar për Kundravajtie dhe Mosbindje dhe alkoli apo droga e pretenduar as që është shkruar në letrat e dorëzuara në prokurori.
Kronologjia dhe veprimet e plota
Në referimin e policisë thuhet se, më datë 12.01.2025, në orën 04.13′, salla operative ka njoftuar se përballë Parlamentit një automjet…, ka përplasur 2 motomjete me targa.. të parkuar dhe është larguar në drejtim të 9-katsheve. Shërbimi i policisë rrugore ka shkuar përballë Parlamentit ku ka konstatuar 2 motomjete të parkuar dhe të dëmtuar. Në orën 04.35′ shërbimet e policisë kanë konstatuar tek kryqëzimi Luigj Gurakuqi automjetin auto veturë me targa AB….të drejtuar nga shtetasi M.M dhe kanë konstatuar se automjeti kishte dëmtim të lehtë. Drejtuesit i automjetit është ftuar të bëjë testin e alkoolit, por ka pretenduar se vuan nga alergjia. Me pas është shoqëruar në polici dhe është ftuar përsëri të bëjë testin e alkoolit por përsëri ka pretenduar se vuan nga alergjia. Gjithashtu nuk ka pranuar ti merret kampion gjaku me pretendimin e vuajtjes së tij nga alergjia.
Më pas policia gjyqësore, pa respektuar procedurën e parashikuar nga neni 201/a pika “5” të Kodit të Procedurës Penale, (procedura e marrjes së kampionëve të gjakut pa pëlqimin e personit) më datë 12.01.2025, ora 09.25’ ka kryer arrestimin në flagrancë të shtetasit M. M, si i dyshuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal. Gjithashtu ndaj shtetasit M.M, ka marrë dhe masë administrative sipas kërkesave të parashikuara nga neni 127/3/1, 184/2/c/6/10 dhe 187/1/6/8 të ligjit nr. 8378, datë 22.07.1998 “Për Kodin Rrugor të Republikës së Shqipërisë”.
Më datë 13.01.2025 është depozituar referimi nga policia dhe nga kjo prokurori është regjistruar procedimi penal nr. 167 datë 13.01.2025 për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit M.M.
Ndërkohë duke qenë se shtetasi M.M ishte arrestuar për kundërvajtjet penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit” të parashikuara nga neni 242 dhe 273 të Kodit Penal, është vlerësuar se nuk janë respektuar kriteret për arrestimin në flagrancë të parashikuar nga neni 251 të K. Pr. Penale dhe për këtë shkak është urdhëruar lirimi i shtetasit M.M dhe vazhdimi i hetimeve ndaj tij, në gjendje të lirë.
Por si është proçdura ligjore e marrjes së Kampionit të gjakut?
Kodi thotë:
Marrja me detyrim e kampionëve biologjikë ose kryerja e
procedurave mjekësore të detyruara
(Shtuar me ligjin nr. 35/2017, datë 30.3.2017)
- Marrja me detyrim e kampionëve biologjikë nga i pandehuri
ose persona të tjerë, apo kryerja e një procedure mjekësore të detyruar
behet vetëm në përputhje me parashikimet e këtij neni. - Prokurori, pasi merr pëlqimin e të pandehurit ose personave
të tjerë, mund të kërkojë marrjen e kampionëve biologjikë, me qëllim
përcaktimin e profilit të AND-së. I njëjti parashikim zbatohet edhe
për kryerjen e procedurës mjekësore. - Pëlqimi i personit jepet me shkrim. Personi, të cilit i merret
kampioni ose i cili do i nënshtrohet procedurës mjekësore, nënshkruan
përpara prokurorit një deklaratë, nëpërmjet së cilës jep pëlqimin dhe
konfirmon se është njoftuar në lidhje me arsyen e marrjes së
kampionëve biologjikë ose kryerjes së procedurës mjekësore. - Për personin e mitur pëlqimin e jep prindi ose kujdestari ligjor.
- Mbi bazën e kërkesës së prokurorit, gjykata mund të vendosë
që marrja e kampionëve biologjikë ose procedura mjekësore të kryhet
pa pëlqimin e personit, kur është e nevojshme dhe duke kufizuar lirinë
e tij, nëse nuk dëmtohet shëndeti i tij dhe nëse është e domosdoshme
për të provuar faktet në procedim. Nuk mund të kryhen procedura
mjekësore që vënë në rrezik jetën e personit, integritetin fizik ose
shëndetin e tij, që mund të dëmtojnë fëmijën e palindur ose që sipas
protokolleve mjekësore, mund të shkaktojnë vuajtje të pa përligjura. - Vendimi i gjykatës mbi marrjen e kampionit biologjik ose
procedurën mjekësore duhet të përmbajë:
a) të dhënat personale të personit që i nënshtrohet marrjes së
kampionit biologjik ose procedurës mjekësore ose informacionin e
nevojshëm për identifikim;
b) veprën penale për të cilën ka nisur procedimi dhe një përshkrim
të përmbledhur të fakteve përkatëse
Nëpërmjet një kërkesë për informacion weblajm.com ka marrë të dhënat zyrtare në Prokurorinë e Tiranës.
Raportimi WebLajm.com se Gjysëm e Vërteta është Genjshtra
Comments 1