Momentet e fundit të jetës së Heroit Kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeut janë përkujtuar në një aktivitet publik nga Bashkia Lezhë.
Çdo gjë do të ishte normale dhe në respekt të tij e traditës, nëse organizatorët sdo të kishin gabuar duke imituar një të vdekur si Skëderbeu me një njeri të gjallë.

weblajm.com ka siguruar fotot me pamjet e rënda ku me dhjetra persona vajtojnë duke imituar amshimin tek trupi i një të gjalli që shtiret si i vdekur duke imituar Heroin.




I vetmi person nga zyrtarët publik i cili duket se ska pasur si të refuzojë pranine prej protokollit është kryepolici Altin Mena i cili nuk nderon me dorën në zemër të gjallin e “vdekur”. E po ashtu Mena kryen Homazhim ceremonial duke lënë pas shpine të gjallin e “vdekur” që imiton Skënderbeun dhe përulet para Varrit të Heroit.
Administrata e Bashkisë Lezhë ka publikuar këto pamje me këtë sqarim:
Momente gjatë zhvillimit të aktivitetit përkujtimor në kuadrin e 557-Vjetorit të kalimit në amshim të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastriotit-Skënderbeut. Pas plot 557 vitesh, rikthehet në të njëjtin vend dhe me të njëjtën madhështi, rituali i “Gjamës së Burrave.”Lavdi Gjergj Kastriotit-Skënderbeut🇦🇱 në jetë të jetëve!