Në një 60 minutësh pyetje përgjigje me gazetarët, kreu i SPAK z.Altin Dumani ka bërë një tablo të hetiemve të këtij institucioni ku përfshihet krimi organizuar dhe politika. Z.Dumani sqaroi se të qënit periudhë fushtate elektorale se pengon aspak prokurorinë që ai drejton të kryej hetime, ndërsa paralajmëroi se cilido që del në komunikimet sekrete dhe SPAK bindet me prova e jo thashetheme do të vihet para ligjit.A kanë dalë prokurorë të SPAK në aplikacionin Sky dhe nese po, a i keni amnistruar?
Pyetje – Përgjigje e Plotë
Dumani: Kur dy persona flasin për një të tretë, jemi kujdesur të gjejmë prova. Çdo indicie që ka dalë, një për një e kemi verifikuar. I kemi marrë në pyetje të gjithë. Por ka e inflacion me thashetheme.
Strategjia për krimet zgjedhore?
Dumani: Brenda janarit do të publikojmë strategjinë për krimin zhjedhor. Pothuajse ka përfunduar. Deri në fund te janarit shpresojmë të miratohet. Do kemi dhe urdhër për zbatim.
Sky. (Në Krahasim me vendet jashtë) Përse nuk është identifiuar në Shqipëri ndonjë politikan i implikuar?
Dumani: Nuk eshtë e vertetë, nje ish deputet Jurgis Ccyrbja është nje qeli. Ne nuk kemi të gjithë databasat e aplikacionit Sky ecc. Nga ato informacione që kanë ardhur, ka rezultuar ajo lidhje që është bërë publike. SPAK është i vendosur për përmbajtjen e Sky, kemi edhe një vendim të Gjykatës Kushtetuese e cila rrëzoi pretendimet e një personi që është marrë i pandehur( Pëllumb Gjoka, dosja Metamofroza). Ne jemi të lirë të ushtrojmë ndjekje penale. SPAK është një nga kontribuesit më të mëdhenj me institucuonet e tjera ligjzbatuese, sa i përket këtij aplikacioni. Kur kemi patur prova, apo nëse do kemi do godasin çdo nivel politikani. SPAK ushtron ndjekjen penale për këdo.
Deklaratat e Arben Ahmetaj, për aktet korruptive, (episodi i Turqisë)?
Dumani: Për efekt hetimi, nuk ndaj informacion.
Veliaj. Po hetohen veprat penale, a do ketë emer konkret që do të regjistrojë SPAK për kyrbashkiakun apo familjarë të tij?
Dumani: Çështja në fazën e hetimir paraprak.
Inceneratori i Tiranës. Po hetohet pikë mbërritja e parave. Si po veprohet?
Dumani: Ligji është i qartë. Sigurisht qe po hetohet. Inceneratori i Tiranës ka një administrator nga shtetit. Ai kujdeset, pagesat shkojnë për llogari të agjencisë. Ka hetim për personat që kanë përfituar nga kjo gjë, dhe vijojnë hetimet për persona të tjerë për pastrim parash.
Vendimi i Apelit për Berishën. Si ndiheni si jursit? Mund të përsëritet ky skenar edhe per Ilir Meten?
Dumani: Nuk kemi ndjeshmëri. Respektojmë vendimin e gjykatave. Jemi zbatues të ligjit. Kur nuk kënaqemi, ushtrojmë të drejtën e ankimimit. Për Ilir Metën, hetimi po vijon. Kërkesat e SPAK janë gjetur të drejta nga shkallët e gjyqsorit dhe Kushtetuesja i dha fundit të gjithave.
Ekstradimi i Plarent Dervishaj dhe i Julian Meçe. Do përdori SPAK të njëjtën rruge per Durim Bamin?
Dumani: Spak nuk ka çfarë përdor. Përgjegjës është Ministria e Drejtësisë. Në thjesht përgatisim letrat për ekstradim, me pjesën tjetër merret ministria e drejtësisë dhe ajo e brendshme kur bashkëpunon me Interpol.
21 janari, a është identifikuar emri i ndonjë ish zyrtari dhe a do të thirren persona të tjerë për tu pyetur?
Dumani: Për pyetjen e parë nuk shprehem. Për të dyten, është kompetence e prokurorit të çështjes për të thirrur persona të ndryshëm. Unë personalisht, preferoj që deshmitarët ti thërras të fundit, pasi të grumbulloj prova, më peëlqen ti ballafaqoj.
Zbërthimi i aplikacionit Matrix. A ka nisur puna për marrjen dhe administrimit e mesazheve, meqenëse dilnin përdorues edhe shtetas shqipfolës?
Dumani: Nuk kam asnjë koment për këtë çështje, nuk dua ta ndaj me mediat. SPAK është një nga institucionet më të besueshme nga të gjitha institucionet, edhe për Europol.
Inceneratori i Tiranës. A po e heton SPAK se si është zbatuar kontrata?
Dumani: Pjesë e hetimit dhe zbatimi i kontratës.
Pronat e ushtrisë. Në cilën fazë janë hetimet dhe si i pergjigjeni komenteve të kryeministrit për sekuestron e portit të Sarandës?
Dumani: Detaje nuk mund të ndaj. Komente nuk bëj as për kryeministrin dhe as për persona të tjerë. Preferoj të mos bëj.
Olsi Rama, pezullimi i hetimeve nga SPAK?
Dumani: Përgjigja është ajo që keni marrë. SPAK ka kryer hetimet dhe ka vendosur pezullim për mos zbulimntë autorëve. U hetua edhe përfshirja e Ols Ramës pasi kjo çësthej ka qene e pezulluar dhe rinisi pas informacioneve të z.Bardhi, nuk u gjetën prova. U pezulluan hetimet për shkak se nuk është regjistruar emri i tij si person në hetim. Në rast se do ishte në hetim, do kishte pushim të çështjes.
Dosja Toyota Yaris. Do ketë përgjegjësi penale për personat që nxjerin të dhëna, duke qenë se ka një vendim për ndalim publikimi dhe medias i ndalohet ti publiokojë?
Dumani: Patjetër, të gjithë janë të barabartë para ligjit.
Regjistrimi i 21 janarit në SPAK?
Dumani: Çështja është në fazën e hetimeve paraprake. Hetimet janë intenstive. Volumi hetimor shumë i madh.
A keni konstatuar prona apo pasuri të politikanëve të lartë jashtë Shqipërisë dhe si keni vepruar?
Dumani: Duhet të kemi nje indicie. Rast konret për shqiptarë që të jenë konfiskuar pasuri jashtë, nuk ka. Kemi derguar letër porosi, por ende nuk kemi sekuestruar ndonjë pronë. Kemi patur informacione.
Fondet e AZHBR. A do dalë SPAK me perfundim hetimesh? A janë kryqëzuar të dhenat e Olaf me AZHBR?
Dumani: Me Olaf kemi bashkëpunim të mirë. Nuk mund të parashikoj mbylljen e hetimeve.
Konçesionet në shëndetësi. Keni mbyllur Sterilizimin, ka mbetur konçesioni i Check up dhe i laboratorëve. Mund të kemi nje afat se kur SPAK mund të mbylle hetimet?
Dumani: Janë prokurorët ata që janë në kontakt me çështjet. Janë në hetim, e keni këtë informacion.