Çdo bankë do të investonte paratë për të rritur fitimet. Me ligj kjo duhet të ndodhte edhe me Bankën e Shqipërisë e cila paratë që disponon do duhet ti ivnestonte për të rritur fitimet e të ardhurat që më pas do të ishin pasuria e përbashkët e të gjithë shqiptarëve.
Por kjo ska ndodhur dhe paratë janë mbajtur kot. Kontrolli i Lartë i Shtetit në auditimin që ka kryer pranë Bankës së Shqipërisë ka zbuluar një situatë të rëndë, ku paratë që grumbullon banka e shqipërisë e përkatësisht valutën ne Euro e mban kot nëpër tunelet e sigurisë me një kosto jo të vogël. Përgjatë këtij auditimit thotë KLSH është vënë re një sati tepër e lartë e valutës euro.
Në kopjen e raportit të siguruar nga weblajm.com thuhet “Nga auditimi konstatohet se përgjatë vitit 2023 veçanërisht për mjetet monetare në valutë (si monedha EUR e cila paraqitet me teprica të konsiderueshme likuiditeti sidomos pas marrjes së Eurobondit në muajin Qershor 2023) nuk është shfrytëzuar mundësia e investimit të tyre në depozitë nga ana e MFE për të përfituar të ardhura nga interesi, në të njëjtën kohë kur mbajtja e këtyre valutave shoqërohet me kosto mbajtje. Gjithashtu, konstatohet se përgjatë periudhës objekt auditimi kanë ekzistuar hapësirat dhe mundësitë për të investuar më shumë si në vlerë ashtu edhe në kohëzgjatje, me qëllim përfitimin maksimal nga kjo mënyrë menaxhimi e likuiditetit”.
Po përse është audituar BSH?
1. Informacioni i përgjithshëm mbi subjektin nën auditim: Banka e Shqipërisë është banka qendrore e Republikës së Shqipërisë. Ky status sanksionohet në nenin 161 të Kushtetutës së Shqipërisë dhe ligjin nr. 8269, datë 23.12.1997 “Për Bankën e Shqipërisë”, i cili përcakton objektivat, detyrat, marrëdhëniet me sistemin bankar dhe me shtetin, organizimin dhe drejtimin, pronësinë mbi kapitalin, pasqyrat financiare dhe shpërndarjen e fitimit. Banka e Shqipërisë ka si objektiv kryesor arritjen dhe ruajtjen e stabilitetit të çmimeve. Ajo është autonome dhe e pavarur nga çdo pushtet tjetër në realizimin e objektivit kryesor dhe objektivave e detyrave të tjera. Banka e Shqipërisë është bankë me kapital tërësisht shtetëror dhe përgjigjet përpara Kuvendit të Republikës së Shqipërisë. Ajo drejtohet nga Këshilli Mbikëqyrës, i cili kryesohet nga Guvernatori, që vepron edhe si Drejtor i Përgjithshëm Ekzekutiv i saj. Vizioni i Bankës së Shqipërisë është forcimi i mirëqeverisjes, përmes forcimit të pavarësisë, rritjes së llogaridhënies e transparencës, me qëllim rritjen e besimit të publikut tek institucioni.