Një ngjarje e rëndë është shënuar në koshtin privat ‘Gl….” në Tiranë në zonën e Astirit. WebLajm.com mëson se pas denocnimit të prindërit, janë kryer kontrolle por edukatorja ka mundur të arratiset.
Aktualisht po kryhen kontrolle ndërsa po verifikohet edhe stafi i kopshtit privat si dhe dokumentacioni i liçensimit. Rasti i dhunës është dokumentuar dhe provuar çka ka bërë që edukatorja të ndiqet penalisht për keqtrajtim të miturish.
Janë efektivët e komisariatit numër 6-të që po ndjekin ngjarjen e rëndë, e cila është rikthim i rasteve me dhunë ndaj të miturve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori dhe po punojnë për kapjen e shtetases R. G., 46 vjeçe, pasi ka kallëzuar një shtetas, se shtetasja R. G. ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur, në kopshtin ku ajo punon si edukatore”