Ditën e sotme u zhvillua seanca për ish kryebashkiakun e Himarës, Jorgo Goro, i akuzuar për veprën penale “Shpërdorim detyre”, pasi ka ndërhyrë në tjetërsimin e 10 mijë m2 tokë në Gjilekë të Himarës.
Goro tha se i qëndron kërkesës së bërë në seancë paraprake për gjykim të shkurtuar, kërkesë e cila u pranua.
Prokurori tha se është provuar shpërdorimi i detyrës në dy raste si dhe mosdeklarimi dhe fshehja e pasurisë nga ana e tij.
Bashkë me Jorgo Goron, gjykimi i shkurtuar do të jetë edhe për ish juristin e Hipotekës Vezir Gjikoka dhe ish Drejtorin e Drejtorisë së Menaxhimit dhe Mbrojtjes së Tokës pranë Bashkisë Himarë Jerasimo Bashi, teksa ish kreu i Kadastrës Vlorë Bilbil Aliaj do të gjykohet me gjykim të zakonshëm.