Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) është çertifikuar me Nivelin 3-Optimizim, nga programi i Akreditimit të Karbonit të Aeroporteve; i vetmi program i miratuar institucionalisht që drejtohet nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve.
Ndryshimet klimatike janë tashmë një sfidë për të gjitha industritë në botë dhe qëllimi për të minimizuar impaktin mjedisor është kthyer në një mision madhor. Industria e aviacionit ka ndërmarrë hapa të rëndësishëm për të promovuar politika që nxisin një sistem më miqësor për mjedisin, që monitorohen nga institucione të sektorit të aviacionit. TIA ka qenë vazhdimisht pjesë e këtyre nismave për reduktimin e emetimeve dhe ky çertifikim nga programi i Akreditimit të Karbonit, është një motivim i madh për të vijuar me hapa edhe më të mëdhenjKy çertifikim vjen pas një procesi të gjatë monitorimi nga palë të treta të pavaruara me ekspertizën e duhur për të vlerësuar planifikimin dhe zbatimin e aktiviteteve të nevojshme për të arritur reduktimin e ndikimit negativ në mjedis. Në Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës janë investuar mbi 5 milionë euro nga Kastrati Group, në drejtim të projekteve për zhvillim të qëndrueshëm dhe uljen e ndikimit negativ në mjedis: – Instalimi dhe operimi i një paneli për energjinë diellore në ndërtesën e aeroportit që ka prodhuar 5700 MW duke reduktuar nevojat për përdorim të energjisë jo të rinovueshme.- I gjithë ndriçimi në terminal është zëvendësuar me ndriçim Led në vend të atij halogjen duke reduktuar konsumin e nevojshëm të energjisë me 50%
– Sasia e reduktuar e karbonit për shkak të përdorimit të energjisë së rinovueshme gjatë viteve 2023-2024 është 4 443 ton; e përkthyer në 155 497 pemë të ruajtura.
– Mjetet motorrike të aktiviteteve mbështetëse të aviacionit janë duke u zëvendësuar me mjete elektrike, të cilat kanë 0 mbetje karboni.
Me arritjen e Nivelit 3 të Optimizimit, TIA shkon një hap përtej. Ky nivel shënon jo vetëm përpjekjet individuale të aeroportit për të reduktuar ndikimin në mjedis, por edhe angazhimin e të gjitha grupeve të interesit për të njëjtin qëllim Eriola Tola, Drejtuese për Infrastrukturën dhe Mjedisin në aeroportin e Tiranës u shpreh: “Ky çertifikim shënon një tjetër arritje në rrugëtimin tonë drejt emetimit NET 0 dhe i shton vlerë punës së bërë pëmes strategjisë sonë për zhvillim të qëndrueshëm. Skuadra drejtuese e aeroportit është e qartë për ndikimin që operacionet tona kanë në mjedisin lokal, rajonal dhe atë global. Kemi ndërtuar një plan të qartë për identifikimin e gjithë grupeve të interesit në aeroport dhe i kemi klasifikuar sipas nivelit të ndikimit të tyre në mjedis dhe emetimin e karbonit. Këtu përfshihen, linjat ajrore partnere, autoritetet vendase, partnerët tregtarë që punojnë në aeroport, punonjësit, etj. Qëllimi ynë është angazhimi i tyre në iniciativa të përbashkëta për reduktimin e mbetjeve negative. Programi ynë inkurajon një vizion të përbashkët dhe përkushtim për politikat mjedisore” Grupi Kastrati ka përgëzuar skuadrën e aeroportit për këtë arritje. Praktikat e grupit kanë në fokus mjedisin dhe politika të standartizuara europiane. Grupi Kastrati ka projekte ambicioze për prodhimin e energjisë së rinovueshme të cilat do të ndikojnë jo vetëm aeroportin por edhe të gjitha kompanitë e grupit dhe pse jo, edhe Shqipërinë. Të gjitha investimet e grupit udhëhiqen nga parimi i risisë dhe qëndrueshmërisë Olivier Jankovec, Drejtor i Përgjithshëm i Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve të Evropës, u shpreh “ Urime Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës për arritjen e Nivelit 3, Optimizim në Akreditimin e Karbonit për Aeroportet! Niveli 3 shënon një arritje të rëndësishme në ecuri dhe pjekuri në rrugën drejt reduktimit të emetimit të karbonit. Përgëzime të gjithë skuadrës dhe pres me padurim të festojmë arritje të tjera në rrugën drejt emetimit NET 0.”Investimet në drejtimin mjedisor janë në vazhdimësi dhe pritet që shumë shpejt TIA të përfundojë instalimin dhe vendosjen në punë të një ferme diellore; nga më të mëdhatë në Evropë që do mundësojë, 50MWp energji të prodhuar. Ky investim do e rendisë aeroportin e Tiranës ndër aeroportet e paktë në Evropë që arrin nivelin NET 0 të emetimit të karbonit brenda vitit 2030.
Për Tirana International Airport në lidhje me Zhvillimin e Qëndrueshëm.
TIA Environmental Management
Për Programin e Akreditimit të Karbonit në Aeroporte: Home – Airport Carbon Accreditation
Për Zotimin NET0 të Aeroporteve:
Airports committed to Net Zero
Press Release
Tirana International Airport Certified for Level 3 of the Airport Carbon Accreditation Program January 20, 2025 – Tirana International Airport (TIA) has been certified with Level 3–Optimization under the Airport Carbon Accreditation Program, the only institutionally approved program led by the Airports Council International (ACI).Climate change has become a global challenge for all industries, and the goal of minimizing environmental impact has turned into a major mission. The aviation industry has taken significant steps to promote policies fostering an environmentally friendly system, monitored by aviation sector institutions. TIA has consistently been part of these initiatives to reduce emissions, and this certification from the Airport Carbon Accreditation program serves as a significant motivation to continue making even greater strides.This certification follows a lengthy monitoring process conducted by independent third parties with the expertise to evaluate the planning and implementation of the necessary activities to reduce the airport’s environmental footprint.Over €5 million has been invested in sustainable development projects and environmental impact reduction initiatives by Kastrati Group at Tirana International Airport, including:•
The installation and operation of a solar energy panel at the airport building, generating 5,700 MW of energy and reducing the need for non-renewable energy use.
• The replacement of all lighting in the terminal with LED lights instead of halogen, cutting energy consumption by 50%.
• The amount of carbon reduced due to renewable energy use during 2023-2024 amounts to 4,443 tons, equivalent to saving 155,497 trees.
• Aviation ground support vehicles are being replaced with electric vehicles, producing zero carbon emissions.With the achievement of Level 3–Optimization, TIA goes one step further.
This level reflects not only the airport’s individual efforts to reduce environmental impact but also the engagement of all stakeholders to achieve the same goal.Eriola Tola, Head of Infrastructure and Environment at Tirana International Airport, stated:”This certification marks another milestone in our journey toward achieving NET 0 emissions and adds value to the work done through our sustainable development strategy. The airport’s leadership team is fully aware of the impact our operations have on the local, regional, and global environment. We have built a clear plan to identify all airport stakeholders and classify them according to their level of environmental and carbon emission impact. These include partner airlines, local authorities, commercial partners operating at the airport, employees, and more. Our goal is to engage them in joint initiatives to reduce negative impacts. Our program encourages a shared vision and commitment to environmental policies.”Kastrati Group has congratulated the airport team for this achievement. The Group’s practices focus on the environment and standardized European policies. Kastrati Group has ambitious projects for renewable energy production, which will impact not only the airport but also all group companies and, potentially, Albania as a whole. All the group’s investments are guided by the principles of innovation and sustainability.Olivier Jankovec, Director General of the Airports Council International (ACI) Europe, stated:”Congratulations to Tirana International Airport on achieving Level 3–Optimization in Airport Carbon Accreditation! Level 3 marks an important milestone in progress and maturity on the path to carbon emission reduction. Congratulations to the entire team, and I look forward to celebrating further achievements on the journey toward NET 0 emissions.”Environmental investments are ongoing, and TIA is expected to complete the installation and operation of a solar farm soon. It will be one of the largest in Europe, capable of generating 50 MWp of energy. This investment will position Tirana International Airport among the few European airports to achieve NET 0 carbon emissions by 2030. For Tirana International Airport regarding Sustainable Development:Tirana International AirportVisit our website for more details about our efforts and achievements: TIA Environmental ManagementAbout the Airport Carbon Accreditation Program:Home – Airport Carbon Accreditation
Learn more about the only global carbon management certification program for airports:
Airport Carbon AccreditationAbout Airports’
NET 0 Commitment:
Airports committed to Net Zero