Prej 1 janarit 2025, Bashkia e Tiranës ka nisur subvencionimin 100% të biletës së abonesë për pensionistët. Sëfundmi Bashkia e Tiranës ka shtuar numrin e sporteleve ku mund të tërhiqen abonetë, duke u ardhur në ndihmë pensionistëve.
Qytetarët tashmë të regjistruar në portalin e përfitimit të Abonesë së Pensionistit, duhet të paraqiten çdo fund muaji për të përfituar abonenë e pensionistit për muajin pasardhës në pikat e mëposhtme për pajisjen me Abone Pensionisti:
1. Kioska te Biblioteka Kombëtare, rr. “Luigj Gurakuqi”
- Kioska pranë Inxhinierisë së Ndërtimit, rr. “Muhamed Gjollesha”
- Kioska te Stacioni i Trenit”, rr. “Reshit Petrela”
- Kioska te 15 Katëshi, rr. “Urani Pano”
- Kioska te Brryli, blv “Zhan d’Ark”
- Kioska pranë shkollës “Sabaudin Gabrani”
- Kioska në rr. “Llazi Miho” te stacioni i linjës nr.15 Kombinat-Kinostudio
- Kioska në rr. “Hoxha Tahsim” te Kubi.
Përfituesit e “Abonesë së Pensionistit” duhet që të paraqiten personalisht, për tërheqjen e abonesë, pranë pikës së shpërndarjes, ku të jetë i pajisur me kartën e identitetit dhe foto nga ora 07.00 deri në 19.00. Nga ky vendim i Bashkisë përfitojnë mbi 177 mijë pensionistë.