Gjykata e Lartë ka refuzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Lezhës, Fran Frrokaj, për pezullimin e ekzekutimit të vendimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm, i cili e dënoi me 2 vite e 8 muaj burg për shpërdorim detyre.
Ky vendim u shpall dhjetorin e kaluar, por nuk është zbatuar ende, pasi Frrokaj nuk është arrestuar.
Pavarësisht disa kontrolleve të kryera nga policia, ai vijon të jetë në kërkim.