Pas hyrjes në fuqi të ngrirjes së fondeve për disa projekte në mbarë botën, përfshi edhe shqipërinë pas urdhërit të presidentit Trump. Ka reauguar prokuroria e posaçme. Spak thotë se ndihma e partnerëve është mjaft e vlefshme dhe e rëndësishme ndërsa ekzistenca e SPAK dhe BKH varet nga buxheti i shtetit si institucion kushtetues.
Reagimi i SPAK
Jemi informuar për Urdhrin Ekzekutiv të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara për të ndaluar implementimin e programeve të asistencës ndërkombëtare.
SPAK është një institucion i pavarur, i cili mbështetet tërësisht në buxhetin e shtetit. Ligji 115 i vitit 2024 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor të Republikës së Shqipërisë” parashikon edhe buxhetin e miratuar për Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për vitin 2025.
Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH), prej krijimit kanë pasur mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të cilët kanë dhënë kontributin e tyre përmes misioneve: OPDAT, ICITAP, DEA, FBI.
Mbështetja e tyre është tejet e rëndësishme për fuqizimin e punës së SPAK dhe konsiston kryesisht në trajnime, vizita studimore, pajisje të ndryshme teknike dhe sistemin e menaxhimit të çështjeve.
Lexo më shumë për fondet e SHBA