Një krim i rëndë në familje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në rrugën “Ilia Shyti”, në Kodrën e Priftit, ku shtetasi Hekuran Gjoni ka goditur me thikë djalin e tij, shtetasin Asim Gjoni, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Në momentin e ngjarjes ata të dy kanë qenë të dehur, teksa fillimisht konflikti mes tyre ka nisur verbalisht.
Autori është shoqëruar në komisariat, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
‘Më datë 01.02.2025, rreth orës 18:50, tek Kodra e Priftit, në rrugën “Ilia Shyti”, në banesë, shtetasi H. Gj., rreth 74 vjeç, ka goditur me mjet prerës djalin e tij shtetasin A. Gj., 37 vjeç, i cili për pasojë ka humbur jetën në spital.
Menjëherë pas njoftimit të marrë për ngjarjen, shërbimet e Policisë kanë bërë shoqërimin e autorit në Komisariat për veprime të metejshme.’, njofton policia.