Policia Rrugore Tiranë prej afro 2 javësh ka nisur një aksion masiv. Çka ishte edhe kërkesë e kryepolicit Ilir Proda. Jo gjoba masive por goditje të atyre shoferëve që abuzojnë duke parkuar tek vijat e bardha, trotuar apo vendkalimet e pedanave.
Vetëm në 24 orë me qindra mjete janë hequr nga rruga me karroatrec duke ndëshkuar me një faturë afro 10 mijë lekë abuzuesit.
Mjetet e hequra kanë qenë të parkuara mbi trotuar, vijat e bardha dhe tek vendkalimet e karrocave të fëmijëve.
Njoftimi Policisë dhe Pamjet
DREJTORIA VENDORE E POLICISË TIRANË Me qëllim rritjen e sigurisë rrugore dhe lehtësimin e qarkullimit të mjeteve dhe këmbësorëve, shërbimet e Qarkullimit Rrugor Tiranë kanë ndërmarrë një sërë masash për lirimin e hapësirave të zëna nga parkimet e gabuara, të cilat pengojnë lëvizjen dhe rrjedhshmërinë e trafikut.⚠️ Në kuadër të këtyre masave, automjetet e parkuara në korsitë e dedikuara për transportin publik (autobusë, taksi), në korsitë e emergjencës, në vendkalimet e këmbësorëve apo në zona ku krijohen bllokime në qarkullim, po spostohen dhe zhvendosen në pikën e ruajtjes pranë Komisariatit të Policisë Rrugore Tiranë.📢 Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes dhe të parkojnë duke respektuar sinjalistikën rrugore, për të shmangur penalitetet administrative dhe masat e tjera ligjore që do të zbatohen ndaj shkelësve.👮♂️ Ftojmë qytetarët të raportojnë shkeljet që pengojnë lëvizjen dhe sigurinë, për rrugë më të sigurta dhe më të rregullta.