Rivaliteti mes tifozerisë në prag të derbit Tirana-Partizani, ka prodhuar një ngjarje të pazakontë në Kryeqyteti. Tirana është mbushur me afishe lajmërim vdekje për klubin e futbollit Partizani, ku mosha është 79 vjeç
Dy ekipet Tirana-Partizani do të ndeshen më 9 shkurt të dielën.
Kjo ndeshje do të mbahet në stadiumin e partizanit, ku në lajmërim etiketohet si “Arena e Morrave”.
Ultrasit e Tiranë cilësojnë tifozerin e Partizanit si Morra
Ndërsa Guerrilasit e Partizanit cilësojnë tifozat e Tiranës si Minj Bashkie
Edhe pse ska ende një autorësi ky njoftim rezulton të jetë një dedikim i tifozave të Tironës Bardh e Bluve ndaj kundërshtarëve.
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2025/02/1000279859-1024x834.jpg?v=1738880284)
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2025/02/1000279853-1024x808.jpg?v=1738880284)
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2025/02/1000279862-1024x765.jpg?v=1738880284)
Derbi i futbollit, parrullat në rrugë alarmojnë policinë. Rivaliteti i tifozerive të futbollit në kryeqytetit shkon deri në keqpërdorimin e njoftimeve për ndarjen nga jeta të një personi.
Rrugët e tiranës janë mbushur me parrulla në prag të ndeshjes Partizani-Tirana.
Në redaksinë e Weblajm kanë mbërritur foto nga disa kryqëzime ku jane afishuar apo ngjitur në mure një lajmërim për vdekjen e klubit të futbollit Partizani.
Dyshimet janë që pas kësaj “shakaje” fshihen tizozët bardh e blu të Tiranës.Sipas weblajm policia ka nisur hetimet për veprën penale të nxitjes se urrejtjes dhe po punon për zbulimin e autorëve.
Ndeshja mes Partizanit dhe Tiranës do të luhet të dielën në orën 13:30 në “arenën e demave”, me të kuqt në garë për zonën e katër ekipege më të mira që synojnë titullin kampion ndërsa bardh e blutë “të uritur” për pikë për tu dalë nga zona e ftohtë që rrezikon rënien nga kategoria.
Jo në pak raste në përballje të tilla janë shoqëruar me konfrontime fizike apo sherre masive mes tifozerive e mesa duket me këto “trakte” situata sapo është ndezur.