Sot mbahet seanca në GJKKO për caktimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut Veliaj, bashkëshortes së tij dhe 5 biznesmenëve të akuzuar.
Dhjetëra mbështetës të kryebashkiakut janë mbledhur para GJKKO për mbështetje.
Për verifikim mase u paraqitën edhe 4 biznesmenët Gentian Sula, Meriman Palushi, F.B dhe Shkëlqim Fusha, për të cilët është caktuar masa detyrim paraqitjeje, gjithashtu edhe biznesmeni i arrestuar Elman Abule.
Sa i takon biznesmentit tjetër Sokol Kryeziu, masa ndaj tij nuk është ekzekutuar pasi ndodhet jashtë shtetit.