Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë (KPGJT), pjesë e Kastrati Group, ka diplomuar sot brezin e parë të studentëve. 40 studentë kanë përfunduar me sukses programet e tyre profesionale dhe tani janë të gatshëm të kontribuojnë në industrinë shqiptare dhe ndërkombëtare me ekspertizën e tyre.
Në ceremoninë e diplomimit, një moment kyç ishte fjala e z. Genc Biçoku, përfaqësues i Kastrati Group, i cili përgëzoi të diplomuarit dhe theksoi rëndësinë e këtij momenti si historik për kolegjin:
“Ne nuk edukojmë vetëm profesionistë – ne krijojmë të ardhmen e industrisë shqiptare! Sot, ndërsa këta studentë diplomohen, ata nuk janë vetëm të pajisur me njohuri të forta, por edhe me eksperiencën praktike të nevojshme për të hyrë menjëherë në tregun e punës. Avantazhi i madh i këtij kolegji është lidhja e drejtpërdrejtë me Kastrati Group, i cili, përmes linjës së gjerë të kompanive të tij, ofron mundësi reale punësimi për të diplomuarit tanë. Përveç Albsig apo Auto Star Albania, Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës është një mundësi e madhe për profesionistët e rinj të formuar në KPGJT, për shkak të zhvillimit dhe zgjerimit të tij të vazhdueshëm.”
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-13-at-12.14.51-1-1024x682.jpeg)
![](https://www.weblajm.com/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Image-2025-02-13-at-12.14.51-1024x682.jpeg)
Një tjetër moment i rëndësishëm i ceremonisë ishte fjala e z Jorgaq Kaçani, Rektori i KPGJT:
“Kjo është dita që ju merrni çmimin e merituar dhe siguroheni që jeni përgatitur për tregun e punës si profesionistë të gatshëm për të kontribuar në industrinë shqiptare dhe mbarë botës. Dy shtyllat ku bazohet KPGJT: kombinimi teorik dhe praktik që mbështetet në sistemin dual. Është një sistem që garanton përgatitjen më të shpejtë për tregun e punës dhe është hera e parë që aplikohet në Shqipëri kjo metodë. Programi është përgatitur në bashkëpunim me shumë partnerë të huaj që e kane aplikuar para nesh sistemin dual dhe kemi arritur të kemi një program solid.”
Kolegji Profesional Gjerman i Teknologjisë është një institucion i akredituar që ofron programe profesionale të orientuara drejt industrisë, duke përfshirë:
Teknologji Automobili – Për specialistët e së ardhmes në diagnostikimin dhe mirëmbajtjen e automjeteve moderne.
Elektro-Mekanikë – Një kombinim thelbësor i fushave elektrike dhe mekanike për sistemet e integruara.
Elektrikë & Elektronikë – Për ekspertët e ardhshëm në instalimet elektrike dhe sistemet elektronike.
Menaxhim Ndërtimi – Përgatit drejtuesit e projekteve të ndërtimit me efikasitet dhe cilësi.
Sistemet e Ajrit të Kondicionuar (HVAC) – Për profesionistët e mirëmbajtjes dhe instalimit të sistemeve të ajrit të kondicionuar.
Të gjitha këto degë janë shumë të kërkuara në tregun e punës, si në Shqipëri, ashtu edhe jashtë, dhe janë të përshtatshme për çdo individ që dëshiron të nisë rrugëtimin e tij të punës herët ose të fitojë një kualifikim të profilizuar dhe të vlefshëm. Programet e KPGJT janë të njohura dhe të vlerësuara nga tregu, duke ofruar mundësi të shkëlqyera për punësim të menjëhershëm dhe të qëndrueshëm.
Programi i KPGJT është kuruar me kërkesat e tregut në mendje dhe gëzon vazhdimisht mbështetjen e partnerëve si:Universiteti “Aleksander Moisiu” Durrës, Universiteti Politeknik i Tiranës, Universiteti i Elbasanit “Aleksander Xhuvani”, Universiteti i Prishtinës, Ministria e Arsimit dhe Sportit, OST, Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor si edhe shumë kompani private.
Këto partneritete krijojnë mundësi të mëdha për studentët, duke i lidhur ata drejtpërdrejt me industri kyçe dhe kompani të rëndësishme, duke i përgatitur ata për sfidat dhe kërkesat e tregut të punës. KPGJT ka siguruar një metodikë që kombinon në mënyrë të shkëlqyer mësimin teorik dhe atë praktik, në kompani prestigjioze, duke i ofruar studentëve mundësinë për t’u integruar me sukses në tregun e punës që kërkon profesionistë të specializuar.
Aplikimet për studentët e rinj janë tashmë të hapura! Për më shumë informacion mbi programet dhe mundësitë e studimit, vizitoni:
www.kpgjt.edu.al
Instagram: @kpgjt_official
Për më shumë informacion ose intervista, ju lutemi kontaktoni:
[email protected]