14 shkurti, është dita ku kryesisht çiftet i dedikojnë dhurata, dreka e darka romantike. Ndërkohë, restorantet kishim përgatitur për të mirëpritur çiftet me menu të posaaçme dhe ambiente të dekoruara me detaje romantike.
Por sa kushtoi një drekë, apo darkë për Shën Valentin?
Baret, restorantet por edhe hotelet kanë ofruar paketa ekskluzive, shërbime të personalizuara dhe dhurata simbolike për çiftet, gjë të cilat ndikojnë edhe në rritjen e çmimeve.
Duke parë disa nga restorantet të cilët kanë gati paketat festive, nisur nga çmimet më të lira, një darkë e rezervuar për Shën Valentin ka nisur nga 2500 dhe 3300 lekë personi. Kjo darkë ka patur një menu të përcaktuar të shoqëruara edhe me verë. Ndërkohë, në ato restorante të cilat janë pjesë e rrjeteve të hotelerive prestigjoze të cilat janë dhe në vendin tonë, një darkë romantike çift përllogaritet deri në 149 euro.
Jo vetëm restorantet, por edhe bizneset e tjera oftuan shërbime për festën e të dashuruarve. Për shembull, një nga hotelet, i cili është brand ndërkombëtar, një rezervim i kompletuar përfshin dhomën, darkën, masazhin dhe mëngjes, e cila përllogaritet në 300 euro për çiftin i cili bëri këtë rezervim.
Por për të bërë një krahasim midis festave të fundvitit dhe Shën Valentinit, cila kushton më shumë?
Nëse një familje organizon që festat e fundvitit t’i festojë në shtëpi, me ushqime autentike shqiptare kostot janë më të larta, sepse flasim për prodhim vendas. Por, restorantet përgatisin paketa me menu të përcaktuar, ku çmimet variojnë nga 50 euro, 90 euro deri në 120 euro personi. Për festat e fundvitit, kostot janë më të larta pasi për një familje me 4 anëtarë, nëse do të darkojnë në restorante, kostoja shkon 30 000 deri në 60 000 mijë lekë mesatarisht./ Scan