Aeroporti i Rinasit e nisi mbarë vitin 2025, ku në muajin e parë të këtij viti regjistroi 4500 fluturime. Pas festave, gjatë muajit janar, shumë prej tyre u larguan përsëri drejt vendeve ku jetojnë dhe punojnë, duke realizuar numër të lartë të fluturimeve.
Sipas të dhënave nga Aeroporti i Rinasit, këto fluturime përfshinë një pjesë të madhe të udhëtarëve shqiptarë, të cilët udhëtonin për në destinacione të ndryshme, dhe turistëve të huaj që vazhdojnë të vizitojnë Shqipërinë.Vendet italiane mbeten destinacionet kryesore për shqiptarët që jetojnë jashtë, me qytete si Bari, Xhenova, Katania dhe Treviso që regjistruan një numër të konsiderueshëm fluturimesh. Bari, në veçanti, ka shënuar një rritje prej 60% në krahasim me janarin e vitit 2024, duke pasur një rol të rëndësishëm në lidhjet ajrore me Shqipërinë.
Edhe fluturimet drejt destinacioneve të tjera evropiane kanë treguar një ritëm pozitiv. Fluturimet nga Shqipëria drejt qyteteve në Angli dhe Gjermani kanë pasur një përmirësim, ndërkohë që interesi për Vjenën është rritur ndjeshëm, me një rritje prej 60% në krahasim me periudhën e kaluar. Ky trend i lëvizjes gjithnjë e më të madhe të shqiptarëve tregon një forcim të lidhjeve ajrore dhe një rritje të ndërlidhjes midis Shqipërisë dhe këtyre destinacioneve evropiane./ Scan