Tregtia e jashtme e nisi vitin mbarë sipas shifrave të Janarit të vitit 2025. Eksportet e mallrave arritën vlerën 31 mld lekë, duke u rritur me 4.9%, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa importet e mallrave arritën vlerën 60 mld lekë, duke u rritur me 0.1%.
“Scan Intel” nisur nga këto shifra ka bërë një analizë të partnerëve kryesorë në drejtim të eksporteve për fillimin e vitit 2025. Ajo që vihet re nga shifrat e Janarit është futja e disa shteteve të reja në “Top 10” partnerët më të rëndësishëm. Gjejmë në vend të 7-të Izraelin me një vlerë të eksporteve prej 747 milionë lekë, duke u rritur me reth 1,400%.
Ndërkohë, një hyrje e re në vend të 10-të është Çekia me 509 milionë lekë eksporte në Janar të vitit 2025. Të dhënat tregojnë se gjashtë partnerët e parë kanë mbetur të pandryshuar, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Italia, Kosova, Gjermania, Greqia, Spanja dhe Maqedonia e Veriut kryesojnë renditjen.
Në muajin Janar 2025, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritjen më të madhe të eksporteve, në krahasim me Janarin e vitit 2024 janë Kosova me 91.6%, Greqia me 2.0%, Spanja me 86.0%, etj. Ndërkohë, vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe, janë Italia me 17.7%, Gjermania me 1.6% dhe Turqia me 43.1%.
Por çfarë eksportuam në Izrael?
Lëndët djegëse mbajnë peshën më të madhe, pasuar nga peshku dhe kafshët guackore, makineritë, përgatitjet prej drithërave, ekstraktet ngjyrosëse dhe instrumentat apo aparatet fotografike./ Scan