Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës.
Kole Manaj, ish polic, ka qëlluar të dashurën dhe më pas veten duke ndërruar jetë brenda në makinë.
E dashura e tij, Anila Ndoka është dërguar në spital dhe ndodhet në gjendje të rëndë. Çifti mësohet se bashkëjetonte prej 4 vitesh.
Njoftimi nga policia:
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 11:15, në lagjen “Mark Lula”, janë gjetur në një automjet, shtetasi Kole Manaj, 34 vjeç dhe shtetasja Anila Prenushi me plagë të shkaktuara nga armë zjarri. Shtetasi Kole Manaj ka humbur jetën, ndërsa shtetasja Anila Prenushi është dërguar në spital, në gjendje shumë të rëndë.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po kryejnë veprimet hetimore për rastin.
Nga veprimet e para rezulton se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme të shkaktuara nga armë zjarri. Në brendësi të automjetit është gjetur një armë zjarri pistoletë.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.