Pas debatit publik, politik dhe mes juristëve për masa represive nga spak gjatë hetimeve. Nëpërmjet një përgjigje indirekte, ka reaguar spak duke thënë se më pak se 10 % e të paraburgosurve janë për shkak të kërkesave të tyre. Ky qëndrim vjen pas arrestit të kërkuar nga spak oër kryebashkiakun Erion Veliaj, masë kjo e miratuar edhe nga gjykata e posaçme.
Gjatë vitit 2024, Prokuroria e Posaçme ka kryer hetime ndaj 629 personave. Prej tyre, vetëm 236 persona ose 37.5% janë hetuar nën masën e sigurimit “arrest me burg”, i parashikuar nga neni 238 i Kodit të Procedurës Penale.246 persona ose 39.1% janë hetuar në gjendje të lirë.147 persona ose 23.4 % të hetuar me masa të tjera sigurimi.Raporti i të paraburgosurve:Sipas Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, numri total i personave në paraburgim është 2791 për vitin 2024. Nga totali prej 2791, numri i personave në paraburgim të hetuar nga SPAK është 270 persona ose 9.7%


Comments 1