Arben Isufi i njohur ndryshe edhe si Ben Qimja është shpallur në kërkim me vendim gjykate për llogari të prokurorisë së Fierit. Masa e sigurisë është dhënë arrest me burg në mungesë për veprën penale të kërcënimit të magjistrave.
Isufi është kallëzuar nga gjyqtari Vladimri Cjapi, ku gjyqtari ka kërkuar ndihmën e kolegëve dhe mbrojtie nga shteti me pretendimin se është kërcënaur me jetë.
KLGJ emëroi në vitin 2023 /Z. Vladimir Cjapi në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier;

Njoftimi Policisë së Shtetit
Fier
Veprime intensive hetimore dhe policore, mbi rastin e kanosjes së një gjyqtari të Gjykatës së Fierit, të kallëzuar prej gjyqtarit, në Prokurorinë e Fierit, më datë 17.02.2025.
Kryhen kontrolle në ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit të shpallur në kërkim si autor i këtij rasti.
Gjenden dhe sekuestrohen: 1 armë zjarri pistoletë, 1 palë targa të huaja, jelek multifuksional si i Policisë, 2 pajisje DVR, 6 celularë dhe dokumenta zyrtarë.
Në vijim të veprimeve, shoqërohen në ambientet e Policisë, disa shtetas (me lidhje me shtetasin e shpallur në kërkim).
Në zbatim të vendimit të datës 19.02.2025, të Gjykatës së Fierit, Policia e Fierit dhe “RENEA” kanë kryer kontrolle në banesa, ambiente dhe automjete, në pronësi të shtetasit A. I., 55 vjeç, banues në lagjen “Sheq i Madh”, i cili është kallëzuar në Prokurorinë e Fierit, nga një gjyqtar i Gjykatës së Fierit, për kanosje të kryer më datë 12.02.2025.
55-vjeçari është shpallur në kërkim për veprat penale “Kanosja e gjyqtarit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Me qëllim hetimin e plotë të rastit, Policia ka sekuestruar sende që do t’i shërbejnë hetimit, si dhe ka shoqëruar shtetas të lidhur me shtetasin A. I..
Policia e Fierit informon se po kryhen kontrolle intensive për kapjen e 55-vjeçarit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të përgjegjësisë penale të tij, për këtë rast që ka cenuar për shkak të detyrës, një anëtar të Gjykatës së Fierit
Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme.
WebLajm.com mëson se magjistrati deri në vitin 2018 ka ushtruar funksionin e avokatit në qytetin e fierit. Për rastin ka reaguar edhe gjykata e fierit duke shprehur solidaritet me gjyqtarin dhe kërkuar mbrojtien e tij dhe familjes.

Reagimi i Unionit të Gjyqtarëve
NTiranë, më 20 shkurt 2025
D E K L A R A T Ë
Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë, pasi u njoh me njoftimin në media se gjyqtari i Gjykatës së shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Fier është kanosur me jetë për shkak të detyrës së tij si gjyqtar në këtë Gjykatë, dënon me forcë çdo lloj përpjekje e veprim që kanos jetën, shëndetin, pronën e gjyqtarëve dhe familjarëve të tyre.Unioni u bën thirrje organeve të ndjekjes penale të veprojnë sa më shpejt për të zbardhur këtë ngjarje të rëndë e për të vënë përpara përgjegjësisë penale autorin e dyshuar.Unioni shpreh shqetësimin për klimën e urrejtjes ndaj gjyqtarëve dhe pasigurisë të krijuar kohët e fundit në ushtrimin e detyrës nga gjyqtarët, pasi deklaratat e veprimet që ndikojnë në krijimin e kësaj klime dhe pasigurie, po kthehen në fenomen shumë të rrezikshëm, jo vetëm për sigurinë e gjyqtarëve por, edhe për vetë shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit në vendin tonë. Unioni bën thirrje për shmagien e këtij fenomeni pasi, nuk ndihmon në rritjen e besimit të publikut tek sistemi gjyqësor, forcimin e pavarësisë së vendim-marrjes së gjykatave dhe forcimin e parimeve themelore të funksionimit të shtetit ligjor dhe demokracisë në vend.Së fundmi, Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë dëshiron të theksojë edhe një herë angazhimin e tij maksimal në luftën kundër çdo fenomeni antiligjor dhe joetik të vërejtur në punën dhe jetën e përditëshme të gjyqtarëve, sikurse dëshiron të theksojë edhe angazhimin e tij të plotë në mbrojtje të parimeve kushtetuese të ndarjes së pushteteve, pavarësisë së gjykatave dhe forcimit të sundimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës në vend. BORDIT DREJTUES UNIONI I GJYQTARËVE TË SHQIPËRISË