Bashkëshortja e kryebashkiakut Erion Veliaj, Ajola Xoxa është paraqitur ditën e sotme në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje” të caktuar nga GJKKO.
Në seancën e fundit gjyqësore, bashkëshortes së kryebashkiakut iu ndryshua masa nga “arrest në shtëpi” në “detyrim paraqitje”.
Hetimet ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj kanë vënë në akuzë edhe bashkëshorten e tij Ajola Xoxa për korrupsion në 9 raste, pastrim parash dhe fshehje pasurie.