Pas debutimit në Kampionatin Botëror javën e shkuar, këtë fundjavë skiatorja jonë Lara Colturi u rikthye në ndalesën e radhës së Kupës së Botës.
Në etapën e zhvilluar në Sestriere të Italisë, në disiplinën e Slallomit Gjigant është renditur përsëri e 7-ta, ndërkohë që pasditen e sotme ajo do të provojë sërish po në kategorinë e Slallomin Gjigant.
Lara Colturi vazhdon të bëjë paraqitje të mira në garat e Kupës së Botërorit të skive për 2025. Në përfundim të dy zbritjeve të saj, Colturi është pozicionuar në vendin e shtatë. Konkretisht në zbritjen e parë ajo zuri vendin e 9-të dhe në të dytin vendin e 5-të.
Me kohën e përbashkët të të dy zbritjeve ajo ishte vetëm 2 sekonda larg kohës së arritur nga Federica Brinjone e Italisë, e cila zuri vendin e parë. Në përfundim të garës, Lara Colturit i shtohen edhe 36 pikë në renditjen e kësaj Kupe Bote.
Garat e Kupës së Botës u shërbejnë skiatoreve për të marrë sa më shumë pikë për të siguruar edhe kualifikimin për në Lojërat Olimpike Dimërore, Milano-Cortina që do të zhvillohen në muajin janar të vitit 2026./ SuperSport